Avokati sqaron: Çfarë ndodh kur trashëgimtari vdes para trashëgimlënësit? (VIDEO)

Avokati sqaron: Çfarë ndodh kur trashëgimtari vdes para trashëgimlënësit? (VIDEO)

Në pjesën e dytë të emisionit “Kiks Kosova”, avokati Florim Shefqeti ka ndarë detaje nga aspekti ligjor lidhur me ndarjen e trashëgimisë dhe procedurat që parasheh ligji.

Ai ka sqaruar se Ligji për Trashëgimi përcakton qartë se kush ka të drejtë të trashëgojë dhe në çfarë rrethanash.

Një nga situatat e veçanta që trajton ky ligj është rasti kur trashëgimtari vdes para trashëgimlënësit.

“Në raste të tilla, nëse trashëgimtari nuk ka lënë trashëgimtar të tij, pasuria ndahet në pjesë të barabarta mes trashëgimtarëve të tjerë, si p.sh. vëllezërit apo axhallarët”, u shpreh avokati Shefqeti.

Ai gjithashtu ka sqaruar edhe çështjen e kapacitetit mendor të trashëgimlënësit për të deklaruar vullnetin e tij.

“Ligji parasheh që duhet të ekzistojnë raporte mjekësore që përcaktojnë gjendjen e tij mendore. Ky dokument është i rëndësishëm për të garantuar vlefshmërinë e testamentit”, tha avokati, kur u pyet nëse është i domosdoshëm një vërtetim mjekësor.

Sa i përket momentit kur duhet të bëhet ndarja e pasurisë, Shefqeti theksoi se kjo varet nga rasti konkret. Sidoqoftë, sipas tij, më problematike mbeten situatat kur trashëgimlënësi vdes, pasi aty lindin shpesh mosmarrëveshje mes familjarëve. /Klankosova.tv

The post Avokati sqaron: Çfarë ndodh kur trashëgimtari vdes para trashëgimlënësit? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.