Wednesday, March 18, 2026
spot_img
HomeLajmeAvokati shqiptar tregon se si ndodhi ngjarja tragjike në Vjenë (VIDEO)

Avokati shqiptar tregon se si ndodhi ngjarja tragjike në Vjenë (VIDEO)

Katër persona kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë ditës së djeshme në Vjenë të Austrisë.

Mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova, avokati shqiptar Mirsad Musliu, dha detaje lidhur me tragjedinë.

Musliu deklaroi se është e sigurtë se tre nga viktimat janë shqiptarë.

Ai foli edhe rreth asaj se si ka ndodhur ngjarja.

“Ka shumë variante. Mund të ketë lëshime në statikë, mund të ketë mungesë të ofrimit të sigurisë nga punëdhënësi, mund të jetë varianti mospërdorimi i mjeteve të sigurisë nga vet punëtorët, mund të ketë lëshime nga kolegët e viktimave. Këto janë shumë variante, por tani nuk mund ta bëjmë fajtor asnjë person derisa hetimet janë ende të pakryera”, deklaroi Musliu në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT