Avokati serb: Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

news image

Avokati serb nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e angazhoi përsëri publikisht Milan Radoiçiqin “për të organizuar dhe siguruar kolonat e tij politike me terroristët e tij”.

Avokati Stojkoviq, shkruan: “Milan Radoiçiq u filmua në tubimin e tij dje së bashku me anëtarët e grupit të tij (i cili në shtator 2023 kreu një sulm paramilitar/terrorist në Banjska të Kosovës, sipas skenarit të Donbasit)”.

“Kjo është hera e dytë që shohim anëtarë të asaj organizate paramilitare duke siguruar tubimet politike të Vuçiqit dhe rezidencën e tij”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js