E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAvokati ngre shqetësim: Kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që...

Avokati ngre shqetësim: Kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve

Avokati Alban Krasniqi ka ngritur shqetësim për dukurinë e keqtrajtimit të qytetarëve nga ana e policëve gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Krasniqi thotë se madje për mosveprim të denjë të detyrës, kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, transmeton klankosova.tv.

”Në historinë e Kosovës nuk kemi parë shumë raste kur njerëzit në institucionet publike kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë dhënë dorëheqje”.

”Një ministër ka qenë krejt sa e mbajë mend unë. Do duhej të kishte të paktën një dorëheqje të nivelit të lartë, të paktën për arsye morale”.

”Policia e Kosovës bënë edhe shkelje të tjera. Mos të harrojmë se e drejta e jetës mund të cenohet me veprim ose mosveprim. Ne kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve tona, jo vetëm të policisë por duke përfshirë edhe policinë”.

The post Avokati ngre shqetësim: Kemi parë në vitet e fundit dhjetëra gra që janë vra, për shkak të dështimit të institucioneve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT