Katër persona kanë mbetur të lënduar, sipas mediave gjermane, nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në perimetrin e objektit të Gjykatës Rajonale të Bielefeldit, Gjermani, të mërkurën derisa po zhvillohej procesi gjyqësor ndaj Huseyin Akkurt, i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani në mars të vitit 2024.
Sipas informacioneve të gazetës Bild, ndër të plagosurit janë babai (63-vjeç) dhe vëllai (25-vjeç) i të pandehurit. Dy viktimat e tjera janë dy meshkuj të tjerë të moshave 25 dhe 23 vjeç. 23-vjeçari duket se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Deri tani dihet se dy persona janë të arrestuar si të dyshuar për të shtënat me armë që ndodhën dje, dhe personi i tretë është në kërkim. Në disa pamje të publikuara të rrjete sociale shihet se viktimat u goditën me armë zjarri nga një veturë e zezë në lëvizje.
U dyshua se sulmi u krye si hakmarrje për vrasjen e boksierit Besarit, ndërsa si i dyshuar u shpall vëllai i tij, Berati. Ai dje kishte deklaruar se nuk ishte i përfshirë në të shtënat.
Avokati i Besar Nimanit, Peter Wuller, ka thënë se ka kontaktuar me të dhe se ai i kishte thënë ta përfaqësonte atë.
“E gjithë situata është shumë konfuze. Pasi të kem marrë një pasqyrë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici dhe do të dorëzohet”.
“Kjo do të ndodhë në ditët në vijim, por ndoshta jo këtë javë”, tha avokati i Nimanit, sipas Bild.
Në rastin e Besar Nimanit, dy persona akuzohen se kanë qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit Besar Nimani marsin e vitit 2024, duke e vrarë atë teksa dilte nga një berber në rrugën kryesore të qytetit.
I dyshuari i dytë për vrasjen e Besar Nimanit është Ayman Dawoud Kirit, i cili është në arrati, shkruan Bild. /Klankosova.tv
The post Avokati i vëllait të Besar Nimanit: Situata konfuze, do të flas me prokurorin appeared first on Klan Kosova.