Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999

news image

Pak para se të nis procesi gjyqësor ku do të dëshmojë ish-diplomati James Rubin në Hagë, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper deklaroi se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces.

Prosper tha se tani është koha që të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën  se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha avokati.

“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai tutje.

Avokati ka thënë se shpreson në vendim të drejtë në fund.

Ai theksoi se nëse Gjykata e ndjek të vërtetën, vendimi do të jetë për pafajësi.

“Shpresoj për vendim të drejtë në fund, mendoj që nëse Gjykata kërkon të vërtetën, do të kemi vendim të drejtë dhe kjo do të dëshmojë që Thaçi nuk është fajtor”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/