Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Stipe Mishetiq i parashtroj pyetje shtesë Paul Willimas, pas përfundimit të pyetjeve nga paneli i gjykatësve të Speciales.
Avokati Mishetiq e nisi duke i paraqitur një artikull të REL të shkruar nga Tim Judah më 9 tetor 1998 ku flitej për luftën në Kosovë, Ibrahim Rugovën dhe UÇK-në.
“Koka dhe truri pas përpjekjeve të qeverisë për të marrë kontrollin e UÇK-së, ishte Xhafer Shatri ministër informacioni i Rugovës duke punuar me Bujar Bukoshin kreun e qeverisë”, citohet në artikullin e shfaqur nga avokati Mishetiq.
Mishteiq e pyeti Williams nëse kishte njohuri që Bukoshi ishte duke zhvilluar ushtrinë e vet në verë dhe vjeshtë 1999.
Willimas u përgjigj se po. “Dija se kryeministri Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK bazuar fillimisht në Shqipëri ku përbëhej nga oficerë shqiptarë apo që më parë kishin shërbyer në forcat ushtarake të Jugosllavisë”, tha ai.
Mishteiq e pyeti nëse kishte pasur diskutim me Bukoshin ose dikë tjetër që vepronte në emër të qeverisë në mërgim lidhur me FARK-un
“Bukoshi nuk më ka kërkuar kurrë këshill për FARK-un. Por në bisedat e mia me Bukoshin dhe diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ishte temë e bisedave”, tha Williams.
Avokati i Thaçit e pyeti nëse kishte pasur biseda për përdorimin e FARK-ut nga qeveria e Bukoshit si mjet për të marrë kontrollin e UÇK-së.
“Ajo që më kujtohet është se FARK-u do të ishte akterë tjetër shtesë i armatosur joshtetëror që do të luftonte në emër të popullit të Kosovës dhe duke qenë se do të ishte profesionistë dhe kishte gjasa të bëhet akterë më efikas i armatosur joshtetëror dhe do të mënjanonte UÇK-në”, u përgjigj Williams.
A kishit njohuri kush ishte Adem Jashari, pyeti avokati Mishetiq mirëpo dëshmitari tha se jo. /Telegrafi/