Avokati i të dyshuarit për sulmin ndaj futbollistit të ri Belgin Jashari, Zeqir Fetoshi, ka komentuar situatën ku është përfshirë klienti i tij, duke e sqaruar se rasti nuk ka pasur motiv racor, përkundrazi, ai e përshkroi si një incident të ndodhur në momente emocionale.
Fetoshi tha se klienti i tij ka kërkuar falje për ngjarjen dhe theksoi se sulmi nuk ishte i motivuar në baza raciste.
“Ky rast ka ndodhur kur prindi është futur në fushë. Fillimisht, dëshiroj të sqaroj se prindi ka shprehur keqardhje për këtë incident dhe ka kërkuar falje. Edhe unë kërkoj falje, i kërkojmë falje familjes së Belginit, Belginit dhe gjithë opinionit. Dua të sqaroj se ky incident nuk ka pas asnjë lloj etnik apo racor. Nuk ka qenë i planifikuar, ka ndodhur në një moment emocional dhe instinktiv,” tha avokati në një intervistë në Kanal10.
Ai shtoi se nuk ka pasur ngutshmëri për të kryer aktin dhe theksoi se ky incident nuk ka pasur lidhje me ndonjë motiv racor.
“Ka pasur nguti të madhe, dhe ky rast është cilësuar si i motivuar racor dhe etnik, por nuk ka asnjë lidhje me këto. Ky ishte një incident që ka ndodhur aty për aty. Prindi nuk ka kërkuar Belginit, nuk e ka njohur fare, por ka hyrë në fushë dhe ka ndodhur të përfshihet Belgini në atë moment,” përfundoi Fetoshi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);