E enjte, 10 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAvokati i Popullit takohet me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për rrymën, ujin...

Avokati i Popullit takohet me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për rrymën, ujin e mungesën e përkthyesve

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka zhvilluar të mërkurën një vizitë në Leposaviq,  ku është takuar me qytetarë, organizata joqeveritare dhe me kryetarin e Leposaviqit Lulzim Hetemin.

Gjatë vizitës, Qelaj theksoi rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të përfaqësuesve lokalë, duke thënë se zyra që ai drejton vazhdimisht pranon ankesa nga banorët dhe OJQ-të për çështje të ndryshme që lidhen me administratën publike.

“Ne insistojmë që përmes angazhimit tonë të përmirësojmë administratën shtetërore. Roli ynë është të parandalojmë shkeljet, e kur ndodhin, t’i korrigjojmë ato. Çdo kërkesë e trajtojmë me seriozitet të plotë”, deklaroi Qelaj, shkruan Klankosova.tv.

Nga takimi me qytetarët, ai tha se përveç shqetësimeve të zakonshme, ka marrë edhe një numër të madh të ankesave të reja, të cilat do t’i adresojë më tej te institucionet përkatëse.

Ndërkaq, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tha se qytetarët më së shumti po ankohen për faturat e energjisë elektrike, mungesën e ujit dhe për mungesën e përkthyesve në institucione.

“Qytetarët serbë po ankohen se po u vijnë shumë të fryra faturat e rrymës. Kemi hapur konkurse për përkthyes nga shqip në serbisht dhe anasjelltas, por nuk ka pasur interesim. As siguria nuk është në nivel – nuk kemi pasur probleme të dhunshme, por mungesa e përkthyesve po vështirëson punën”, ka theksuar Hetemi.

The post Avokati i Popullit takohet me kryetarin e Leposaviqit, diskutojnë për rrymën, ujin e mungesën e përkthyesve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT