E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAvokati i Popullit flet rreth moscertifikimit të Listës Serbe

Avokati i Popullit flet rreth moscertifikimit të Listës Serbe

Avokati i Popullit Naim Çelaj në një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën, ka folur rreth vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“E kemi përcjellur dje procesin e certifikimit të partive politike. Konsiderojmë që Kosova ka një bazë solide ligjore që do t’i mundësojë palëve të pakënaqura që të ushtrojnë ankesë, dhe jam shumë i sigurt që ky rast do të trajtohet me shumë seriozitet dhe përkushtim dhe do të jepet një verdikt përfundimtar”, u shpreh ai.

Shkak për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT