Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, ka dhënë një deklaratë pas seancës së sotme për vrasjen e të ndjerës.
Ai ka shpjeguar se dënimet për të akuzuarit mund të shpallen vetëm nëse ata pranojnë fajësinë në një fazë të hershme të procesit, njofton Klankosova.tv.
“Proceduralisht, dënimet mund të shpallen vetëm nëse pranohet fajësia në një fazë më të hershme.
Përndryshe, shpallja e dënimeve mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të procedurave, pas dhënies së mbrojtjes dhe fjalës përfundimtare”, tha Syla, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ai ka shtuar se aktgjykimet do të jepen për secilin akuzë, dhe ndoshta për disa akuza si moslajmërimi i veprës ose posedimi i armës, mund të pranohet fajësia në ndonjë fazë më të hershme të procesit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>