Avni Thaçi, avokati i Nafije Gutajt, pretendon se Gjykata Themelore në Prizren nuk i ka marrë për bazë faktet e shumta që dërguan në rastin ku 73-vjeçarja e paditi për borxhin e rrymës nipin e saj, Selman Gutajn, me të cilin ndajnë të njëjtën shtëpi.
Sipas tij, gjykata nuk e ka shqyrtuar fare ekspertizën e ekspertit i cili vërtetoi se pasi që Selmani vendosi orëmatësin e vet, shpenzimet mujore të Nafijes për energji elektrike ranë në 5 euro nga gati 50 sa paguante deri atëherë, raporton Kiks Kosova.
Shqetësues për Thaçin është edhe fakti që Gjykata e Prizrenit nuk i mori për bazë as aktgjykimet e saj të mëparshme të cilat hedhin poshtë dëshminë e Selmanit dhe vëllait të tij dhe dëshmojnë që ai ka jetuar me Nafijen edhe gjatë periudhës 2016-2019.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore u fuqizua edhe nga Gjykata e Apelit e cila e refuzoi ankesën e Nafijes.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë për këtë rast:
The post Avokati i 73-vjeçares: Gjykata e Apelit as nuk i ka lexuar provat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.