Dje, Apeli i Speciales ia uli dënimin nga 18 në 13 vjet “Ujkut të UÇK-së”, Pjetër Shalës.
Ky vendim ngjalli reagim edhe tek organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare.
Tema në fjalë u trajtua sot në Klan Kosova, në emisionin e mëngjesit “Ora 7”.
E lidhur me veprimarinë e Speciales, avokati Asdren Bytyqi, ka deklaruar se kjo gjykatë është krijuar për t’i barazuar krimet e Serbisë me luftën e UÇK-së.
“Natyrisht ne duhet ta dimë se në kuptimin terminologjik “Nuk ka luftë të pastër”, sepse vet lufta është një përballje ku ka gjaknxehtësi, ka gjak etj. Por, në esencë duhet të gjykohen qëllimet morale”, deklaroi Bytyqi.
The post Avokati Bytyqi: Specialja u krijua për t’i barazuar krimet e Serbisë me luftën e UÇK-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.