Avionët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar janë angazhuar këtë javë në dy operacione përgjuese ndaj avionëve rusë që u afruan pranë hapësirës ajrore të NATO-s, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë, incidenti i parë ndodhi të martën, kur dy avionë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) u ngritën nga Baza Ajrore Malbork në Poloni për të përgjuar një avion rus zbulues mbi Detin Baltik.
Ndërkohë, të enjten, një tjetër mision i ngjashëm u krye kur një avion i panjohur që po largohej nga rajoni i Kaliningradit u përgjuar nga dy Typhoon të tjerë britanikë.
Ministri britanik i Forcave të Armatosura, Luke Pollard, deklaroi se këto misione janë dëshmi e gatishmërisë dhe efikasitetit të aleancës.
“Ky mision tregon aftësinë tonë për të… mbrojtur hapësirën ajrore të aleancës kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme, duke na mbajtur të sigurt në shtëpi dhe të fortë jashtë saj”.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);