Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj eksporteve të avionëve dhe makinave amerikane, në një përpjekje për ta bindur Donald Trump-in që të heqë tarifat ekzistuese dhe ato të paralajmëruara ndaj BE-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas The Guardian, nëse merren masa të tilla, ato pritet të godasin rëndë kompaninë Boeing dhe të përfshijnë edhe kategori të tjera të eksporteve amerikane si kimikatet, pajisjet elektrike, kamerat, produktet shëndetësore dhe ushqime si patatet e ëmbla dhe arrat.
Ndërkohë, Brukseli ka nisur konsultimet me shtetet anëtare lidhur me paditë e mundshme kundër ShBA-së për tarifat reciproke prej 20%, të njoftuara nga presidenti amerikan muajin e kaluar.
Nga BE-ja është bërë e ditur se lista e re e objektivave të mundshëm është hartuar si përgatitje për një skenar në të cilin disa ose të gjitha tarifat amerikane ndaj BE-së mund të mbeten në fuqi edhe pas korrikut – afati i fundit që Trump ka vendosur për një marrëveshje.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se beson që ka “marrëveshje të mira për t’u bërë në dobi të konsumatorëve dhe bizneseve në të dy anët e Atlantikut”, por shtoi se po vazhdojnë përgatitjet për të gjitha mundësitë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);