Aviokompania e njohur gjermane e fut Kosovën në hartë si shtet

news image

Aviokompania e njohur gjermane, Condor Airlines tani e tutje do ta ketë Kosovën në kufijtë e saj kushtetues.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Për vite me radhë, aviokompania gjermane Condor Airlines e ka paraqitur gabimisht Republikën e Kosovës në platformat e saj, duke mos e shënuar atë në kufijtë e saj kushtuetues.
Falë reagimit dhe angazhimit tonë të vazhdueshëm diplomatik, Republika e Kosovës tani paraqitet saktë dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të shihet edhe nga dëshmitë përkatëse.
Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë relevante, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla” shkruan ambasadori në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/