Avdyli i prerë: Kuvendi është i konstituuar (VIDEO)

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës është i konstituar dhe funksional, pavarësisht se nuk është votuar nënkryetari nga komuniteti serb. 

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Avdyli tha se kjo vlen si në aspektin juridik, institucional ashtu edhe politik.

“Kuvendi është i konstituar. Është absurd të mendohet e kundërta, sepse bëhet fjalë për një institucion që përbëhet nga kryetari dhe nënkryetarët. Si çdo institucion tjetër kolegial, kur ka shumicën, konsiderohet i konstituar”, u shpreh Avdyli, transmeton Klankosova.tv. 

 

 

The post Avdyli i prerë: Kuvendi është i konstituuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.