Avdullahaj: Duhet të jem kryetar i Pejës sepse jam më i miri dhe më i përgatituri (VIDEO)

Avdullahaj: Duhet të jem kryetar i Pejës sepse jam më i miri dhe më i përgatituri (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Pejës nga Nisma Socialdemokrate, Vehbi Avdullahaj, ka shpalosur planprogramin e tij që ka për këtë qytet.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka pohuar se në fokus do të ketë të gjitha sferat që kanë nevojë për zhvillim qytetarët e Pejës.

“Duhet të jem kryetar i Pejës sepse jam më i miri dhe më i përgatituri. Qyteti i Pejës ka potenciale për rritje të qëndrueshme ekonomike, duke pasur parasysh pozitën gjeografike, duke u fokusuar në zhvillimin e turizmit, agrobiznesit, zanateve, forcimin e kapaciteteve njerëzore. Në pikën e infrastrukturës kam paraparë investime të vogla në rrugët lokale dhe ato rajonale, pasurimin e infrastrukturës së turizmit, akomodimin e transportit urban dhe ndërurban, si dhe promovimin e investimeve të huaja.”

“Bashkëpunim me nivelin qendror dhe atë lokal, mbështetje për bizneset e vogla e fillestare ‘Start-up’, theksi bie te mbështetja e bizneseve inovative dhe mbështetja e ndërmarrjeve të reja në fushën e turizmit dhe shërbimeve. Në turizëm kam fokus turizmin e bjeshkatarisë, të festivaleve dhe trashëgimisë kulturore”, ka thënë Avdullahaj. /Klankosova.tv

The post Avdullahaj: Duhet të jem kryetar i Pejës sepse jam më i miri dhe më i përgatituri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.