Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano në një intervistë dhënë së fundi, ka folur rreth dialogut të Kosovës me Serbinë si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, raporton Sinjali.
Brabano foli për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se avancimin në normalizimin në mes të dyja shteteve të bëhet vetëm përmes dialogut me BE-në.
Ai thekson se BE është e vetmja kornizë e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit.
“Dialogu Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet korniza e vetme e besueshme dhe e qëndrueshme për avancimin e normalizimit. Vlerësimi i zbatimit të tij bie në kompetencën e Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë – Beograd”, theksoi ai për mediumin Le Canton27.ch.
Gjithashtu, shefi i EULEX-it tha se gjendja aktuale e sigurisë në veri të Kosovës është stabile dhe paqësore, por mbetet e brishtë.
“Në përputhje me rolin që kemi, ne mbetemi vigjilentë dhe monitorojmë nga afër situatën e sigurisë në Kosovë”, tha Barbano.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);