Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe avancimin e proceseve parlamentare, transmeton Klankosova.tv.
Haxhiu vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së për Kosovën, veçanërisht në drejtim të fuqizimit të rolit të Kuvendit dhe promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare.
“Bashkëpunimi ynë mbetet i rëndësishëm për thellimin e demokracisë dhe ndërtimin e institucioneve më të qëndrueshme”, theksoi kryekuvendarja.


