Uji i ambalazhuar âRugoveâ, sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka dalë negativ në prezencën e baktereve âkoliformâ.
Kjo u bë e ditur nga analizat e bëra nga AUV-i, transmeton Klankosova.tv.
âPas raportimeve në media mbi dyshimet për sigurinë e produktit ujë ââRugoveââ, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur gjurmimin e plotë për prodhimet e brendit në fjalë. Fillimisht si autoritet nuk kemi pranuar asnjë informatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me produkt Ujë për pije. Nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore. Autoritete e kufirit qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (AUV, Dogant dhe Policia) Bëjnë një trajtim të veçantë në rastet e ngarkesave te refuzuara/ mallrat me origjine dhe të eksportuara nga Kosovaâ, thuhet në njoftimin e AUV-it.
âNga kontrolli i brendshëm i inspektoratit fitosanitar, trup e cila bënë certifikimin e ngarkesave. Nga dita e marrjes se informatës ka nisë gjurmimi e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik. Në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa. Të cilat janë certifikuar ne baze të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës. Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me âprezencën e bakterit koliformâ. Ku në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë âRugoveâ. Raportet e Analizave i posedon AUV, rezultatet janë negative ( pa prezencë të baktereve)â.
AUV shton se uji ambalazhuar ââRugoveââ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum.
âNga numri i përgjithshëm i ngarkesave të eksportuar gjatë këtij muaji nga biznesi në fjalë, 12 prej tyre janë eksportuar ne Republikën e Maqedonisë se Veriut (eksporti drejtë këtij shteti është duke vazhduar edhe sot) ndërsa ngarkesat tjera janë eksportuar ne vendet tjera si: Shqipëri dhe France. Secili shtet ka të drejtë të rrisë frekuencën e mostrave për ndonjë produkt të caktuar për një afat të arsyeshëm kohorë. Shtimi i masave të kontrollit nga ndonjë shtet, për një produkte të caktuar, nënkupton rritje të sigurisë për konsumatorët e të gjitha vendeve qe e konsumojnë atë produkte. Nga të gjeturat pas gjurmimit të plotë, fakteve të mbledhura dhe paraqitura me lartë, nuk ka vend për shqetësim. Uji i ambalazhuar ââRugoveââ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsumâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>