Monday, February 23, 2026
spot_img
HomeLajmeAUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat “Hello Kitty Apfel Koniac Gelee”

AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat “Hello Kitty Apfel Koniac Gelee”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar për tërheqjen nga tregu të ëmbëlsirave xhelatinoze “Hello Kitty Apfel Koniac Gelee”, pas një alarmi të pranuar përmes sistemit RASFF.

Produkti është prodhuar nga Sanrio Co., LTD. në Tokio, Japoni, dhe është eksportuar nga Holanda. Sipas njoftimit, ekziston rrezik i mundshëm për shëndetin e konsumatorëve.

AUV ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme dhe asgjësimin e produktit me datë skadimi 11/06/2026 dhe peshë 150g. Bizneset që e posedojnë këtë artikull duhet të ndalojnë menjëherë shitjen dhe ta kthejnë te furnizuesi, ndërsa konsumatorët këshillohen të mos e konsumojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT