Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend gjatë javës së kaluar.
Në pikën kufitare Qafë Thanë, u bllokuan 27 tonë mish i grirë nga Paraguai dhe 22 tonë arra nga Kazakistani, për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë dhe etiketimit të pasaktë.
Ngarkesat janë kthyer në vendet e origjinës, ndërsa AUV apelon për respektimin rigoroz të rregulloreve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


