Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur nga sot ndalimin e përkohshëm të importit të gjedheve dhe produkteve të tyre (lëkurat) nga Zona e Lombardisë në veri të Italisë.
Në njoftimin e AUV-it thuht se kjo po ndodh pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës.
Sipas kësaj agjencie, në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerrë masën e ndalesës së përkohshme per të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.
“Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes”, thuhet në njoftimi transmeton Klankosova.tv.
“Aktualisht nuk ka ndonjë rrezik, por qe do jemi aktivisht në përcjellje të situatës mbi përhapjen e sëmundjes”.
The post AUV-i ndalon importimin e gjedheve dhe lëkurave nga Italia appeared first on Klan Kosova.