Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka nisur asgjësimi i 35,170 kilogramëve peshk.
Sipas njoftimit të AUV-it, asgjësimi po kryhet pas një vendimi të Gjykatës Komerciale, me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë.
“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftim.
AUV kishte njoftuar më herët për vendimin e Komerciales.
“… kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. lëndës 2025:134825 të datës 12.09.2025, nr. dokumenti 07679680. Në respektim të këtij vendimi, AUV bashkë me kompaninë është duke bërë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, për të garantuar sigurinë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe integritetin e tregut ushqimor në Kosovë”, thuhej në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!