E diel, 15 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAutoritetet ende kërkojnë të dyshuarin për të shtënat me armë ndaj 2...

Autoritetet ende kërkojnë të dyshuarin për të shtënat me armë ndaj 2 ligjvënësve të shtetit të Minesotës

Një operacion masiv kërkimi po vazhdon për të dytën ditë për kapjen e një burri që autoritetet thonë se u shtir si oficer policie dhe vrau ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Minesotës, Melissa Hortman, dhe bashkëshortin e saj, Mark, në shtëpinë e tyre në Brooklyn Park, në periferi të Minneapolisit, shkruan Gazeta Sinjali.

Guvernatori Tim Walz e cilësoi vrasjen si një “atentat të motivuar politikisht”. Në të njëjtën natë, u plagosën edhe senatori demokrat John Hoffman dhe bashkëshortja e tij, Yvette, në një incident të ndodhur në shtëpinë e tyre në Champlin, rreth 15 kilometra larg, raporton AP.

I dyshuari është identifikuar si Vance Boelter, 57 vjeç, një ish-zyrtar shtetëror që kishte shërbyer më parë në të njëjtin bord zhvillimi të fuqisë punëtore si Hoffman. Ende nuk është konfirmuar nëse ata kishin lidhje personale apo konflikte.

FBI ka ofruar një shpërblim deri në 50 mijë dollarë për çdo informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e Boelterit.

Ai është parë për herë të fundit të shtunën duke mbajtur një kapele kovboj ngjyrë bezhë.

Qindra zyrtarë të zbatimit të ligjit janë angazhuar në kërkim, ndërsa motivi mbetet ende i paqartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT