Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, të cilët ishin parkuar në një pompë benzine në afërsi të stacionit policor në veri.
Kështu tha për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se menjëherë janë afruar pjesëtarët e policisë për t’i pyetur se si mund t’i ndihmojnë dhe të njëjtën kanë thënë se e kanë habitur rrugën.
” Thanë që e kanë habit rrugën, kanë ardh deri te policia aty kanë pas vend për parking, policia është afruar ka fol me ta, ‘e kemi habit rrugën’, thanë. Dhe nën përcjellje të policisë u dërguan deri të ‘Kërrshi i Dudës’ në jug”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/