E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAutobusi në Durrës merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda, nuk ka...

Autobusi në Durrës merr flakë ndërkohë që pasagjerët ishin brenda, nuk ka të lënduar

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), kur një autobus u përfshi nga flakët gjatë lëvizjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur pranë sektorit Hekurudhave, kur autobusi ishte në lëvizje dhe po transportonte pasagjerë.

Shoferi ka arritur të ndalojë mjetin në kohë dhe të ndihmojë në evakuimin e personave brenda, pa pasoja në njerëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të neutralizojnë flakët, por autobusi është djegur plotësisht. Deri tani, dëmet janë vetëm materiale, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, që dyshohet se lidhen me një defekt teknik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT