Autobusi në Duhël mori flakë gjatë lëvizjes, s’ka të lënduar

Autobusi në Duhël mori flakë gjatë lëvizjes, s’ka të lënduar

Autobusi në Duhël të Suharekës ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se nuk ka të lënduar.

“Sot, më datë 05 tetor 2025, rreth orës 16:16, është raportuar se në fshatin Duhël të Suharekës një autobus ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses”.

“Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv

Digjet një autobus në Qafë të Duhlës

The post Autobusi në Duhël mori flakë gjatë lëvizjes, s’ka të lënduar appeared first on Klan Kosova.