Policia ka njoftuar se në fshatin Kapi, komuna e Kamenicës, është ndaluar një autoambulancë me targa të Serbisë, e cila dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Në lidhje me rastin, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona: vozitësi i autoambulancës (shtetas kosovar), një pasagjer si dhe dy pacientë që ndodheshin në automjet.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/