Të paktën dy mjekë të QKUK-së, Valbonë Aliu – Gashi, mjeke në Qendrën Emergjente dhe Alban Blakaj, specializant në Ortopedi, kanë në posedim autoambulancat e tyre private, të cilat qëndrojnë të parkuara në oborrin e këtij institucioni shëndetësor, raporton Kiks Kosova.
Pronari i kompanisë “Edar-Medical International”, Hasan Simnica, e akuzon QKUK-në se po i favorizon këto dy kompani, në kundërshtim me vendimin e 2024-ës, i cili ua ndalon qëndrimin dhe parkimin në kampusin e këtij institucioni, të gjitha automjeteve të spitaleve dhe ambulantave private.
Akuzat e tij ai i mbështet me fotografi të realizuara në ditë të ndryshme që nga nxjerrja e këtij vendimi.
Pretendimet e Simnicës i vërtetoi edhe Kiks Kosova, kur për dy ditë ekipi i emisionit vrojtoi me orë të tëra në oborrin e QKUK-së dhe hasi të parkuara këto dy autoambulanca.
Se “Via Ambulance” është në pronësi të doktoreshës Valbonë Aliu – Gashi dhe bashkëshortit të saj, figuron edhe në dokumente e të dhëna publike.
Emri i Nexhati Gashit si pronar i kësaj autoambulance gjendet në ARBK, ku kjo kompania u regjistrua në mars të 2020-ës.
Ndërkaq, doktoresha Valbonë këtë automjet e ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në vitin 2024.
Detajet i gjeni në kronikën në vijim:
The post Autoambulancat që po favorizohen nga QKUK-ja janë të mjekes Gashi dhe specializantit Blakaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.