“Autizmi nuk shërohet me ilaçe”, psikologia apelon prindërit të mos bien pre e blerjeve online (VIDEO)

“Autizmi nuk shërohet me ilaçe”, psikologia apelon prindërit të mos bien pre e blerjeve online (VIDEO)

Të shumta janë faqet online që ofrojnë barna të ashtuquajtura “natyrale”, duke premtuar shërim për belbëzimin, autizmin, sterilitetin madje edhe sulmet në tru.

Por sipas terapeutes së stimulimit, Blerta Kryeziu, këto janë vetëm mashtrime. Ajo tregon se shumë prindër, nga halli dhe dëshira për t’ua zgjidhur sa më shpejt problemet fëmijëve, priren të blejnë çdo gjë që shohin në internet, duke rrezikuar kështu edhe shëndetin e tyre.

Në një intervistë për Kiks Kosova, Kryeziu sqaron se autizmi nuk është sëmundje, por çrregullim zhvillimor. Sipas saj, çrregullime të tilla nuk kurohen me ilaçe, por trajtohen me terapi stimulimi, logopedike dhe ergoterapeutike.

Ajo paralajmëron se produktet e shitura online shpesh janë pa recetë dhe pa përmbajtje të qartë, gjë që mund t’u shkaktojë fëmijëve pasoja serioze shëndetësore.

Sipas saj, prindërit duhet të kenë kujdes dhe ilaçet duhen tw merren vetëm me rekomandimin e mjekut, e jo duke iu besuar faqeve online.

The post “Autizmi nuk shërohet me ilaçe”, psikologia apelon prindërit të mos bien pre e blerjeve online (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.