E diel, 18 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeAustria fiton Eurovizionin 2025, “Zjerm” i Shqipërisë arrin në top 10

Austria fiton Eurovizionin 2025, “Zjerm” i Shqipërisë arrin në top 10

Finalja madhështore e edicionit të 69-të të “Eurovision Song Contest” që u mbajt dje në Bazel të Zvicrës, përfundoi me fitoren e Austrisë. Artisti 24-vjeçar JJ triumfoi me këngën “Wasted love”, duke marrë votat më të larta si nga juria ashtu edhe nga publiku, në një garë të ngushtë me Izraelin dhe Estoninë.

“Wasted love”, një baladë moderne me elemente elektronike, u shpall himni i sivjetmë i festivalit. Kënga përshkruan dhimbjen e një dashurie të paqëlluar dhe rrëmbeu zemrat e publikut evropian, duke i sjellë Austrisë fitoren e tretë në historinë e saj eurovizive. Me këtë sukses, Austria do të jetë nikoqire e edicionit të ardhshëm të festivalit.

Në skenën e Bazelit shkëlqeu edhe Shqipëria me duon “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, që edhe pse nuk u vlerësua lart nga juritë – duke marrë vetëm 45 pikë prej tyre – u kthye në një hit të vërtetë nga publiku, që i dha plot 173 pikë. Kjo e çoi Shqipërinë në vendin e tetë në renditjen finale me gjithsej 218 pikë, duke e futur për herë të dytë në historinë e saj në top 10 të Eurovizionit.

Kënga “Zjerm” u vlerësua për energjinë, identitetin unik dhe interpretimin magjepsës të Beatriçes dhe Kolës, që për pak çaste e çuan Shqipërinë deri në vendin e dytë pas publikimit të votave të audiencës.

Austria grumbulloi gjithsej 436 pikë (258 nga juria dhe 178 nga publiku), duke e lënë pas Izraelin me 357 pikë dhe Estoninë me 356. Shqipëria mori 12 pikë nga Franca – e vetmja 12-sha – ndërsa vetë i dhuroi 12 pikët po Francës. Vlerësime të tjera erdhën nga Mali i Zi (10 pikë) dhe Italia (2 pikë).

Megjithatë, rekordi më i lartë i Shqipërisë në këtë garë mbetet vendi i pestë i arritur në vitin 2012 me këngën “Suus” të Rona Nishliut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT