Auditori i dërgon në Prokurori 69 raste

Auditori i dërgon në Prokurori 69 raste

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dërguar tek Prokurori i Shtetit gjithsej 69 çështje të evidentuara në 103 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë për sezonin 2024/2025.

Zëvendësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, tha se këto çështje lidhen kryesisht me dyshime për shkelje dhe parregullsi në prokurimin publik, subvencione dhe transfere, investime kapitale, si dhe paga dhe mëditje.

“Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dërguar tek Prokurori i Shtetit gjithsej 69 çështje të evidentuara në 103 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë për sezonin 2024/2025. Këto çështje lidhen kryesisht me dyshime për shkelje dhe parregullsi në prokurimin publik, subvencione dhe transfere, investime kapitale, si dhe paga dhe mëditje. Konkretisht, shpërndarja e rasteve sipas fushave është: 37 raste në prokurimin publik, 19 raste në subvencione dhe transfere, 8 raste në investime kapitale, 4 raste në paga dhe mëditje dhe 1 rast në të hyrat. Sipas llojit të institucioneve, 47 raste vijnë nga komunat, 12 raste nga ministritë, 7 raste nga ndërmarrjet publike dhe 3 raste nga institucione të tjera. ZKA tashmë ka marrë konfirmim nga Zyra e Prokurorit të Shtetit se të gjitha 69 çështjet janë dorëzuar tek prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme ligjore. Sipas planit vjetor, pas publikimit të raporteve të auditimit të pajtueshmërisë dhe të performancës, rastet e reja të identifikuara do të analizohen dhe do t’i përcillen Prokurorit të Shtetit gjatë muajve në vijim”, tha Halilaj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi gjithashtu se ZKA ka evidentuar probleme të theksuara në mbrojtjen e pasurive natyrore dhe në menaxhimin e energjisë së ripërtëritshme.

The post Auditori i dërgon në Prokurori 69 raste appeared first on Klan Kosova.