Audi po përgatitet të rikthejë një sportiv të ri, pas ndalimit të prodhimit të TT-së, me Concept C, i cili pritet të shfaqet në treg në 2027.
CEO i Audi, Gernot Döllner, tha se koncepti është “90 për qind gati” për prodhim dhe është i ligjshëm për rrugë.
Modeli ka një dizajn modern, me linja kryesisht të drejta dhe disa kurba të buta, duke kombinuar elementë të TT-së dhe R8-së.
Concept C ndan platformën me Porsche-n e ardhshëm 718 EV, i cili po zhvillohet ende.
Döllner shtoi se makina është funksionale dhe do të mund të drejtohet së shpejti, por ende nuk ka një emër zyrtar.
Për momentin, ajo njihet thjesht si Concept C, pasi zhvillimi ka ecur më shpejt sesa zgjedhja e emrit. /Telegrafi/