Aubameyang shkruan histori në Ligën e Kampionëve

Aubameyang shkruan histori në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Olympique Marseille, Pierre-Emerick Aubameyang vendosi një rekord të ri në Ligën e Kampionëve.

Mbrëmë (e martë), Marseille mposhti Ajaxin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Igor Paixao (6’,12’), Mason Greenwood (26’) dhe Aubameyang (52’).

Megjithatë, vëmendjen e mori të gjithën ish-sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang me dy asistime dhe golin e shënuar.

Ylli i Marseille u bë lojtari më i vjetër në histori që regjistron tre kontribute golash në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve.

Aubameyang shënoi një gol dhe dha dy asistime në moshën 36 vjeç e 104 ditë.

Me këtë performancë, ai tani është përfshirë në 5 gola në vetëm dy ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme pavarësisht moshës së tij. /Telegrafi/