Siç ka njoftuar vetë Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, administrata Trump ka filluar të revokojë vizat e shtetasve të huaj që kanë shprehur mbështetje ose kanë festuar vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk.
Në një postim në platformën “X”, Rubio theksoi:
Amerika nuk do të pranojë të huaj që festojnë vdekjen e qytetarëve tanë!
Ai shtoi se ata që ndodhen në SHBA me vizë dhe mbështesin vrasjen publike të një figure politike duhet të përgatiten për deportim.
Masa të tilla ishin paralajmëruar edhe më herët, ndaj individëve që glorifikojnë ose banalizojnë vrasjen e Kirk, duke i cilësuar ata si “vizitorë të padëshiruar” në SHBA.
Ky veprim është pjesë e një politike më të gjerë të administratës për të monitoruar aktivitetet online të shtetasve të huaj dhe për të ndërmarrë veprime ndaj atyre që shprehin ideologji të dhunshme ose urrejtje.
Pas vrasjes së Kirk më 10 shtator 2025 në Utah, disa individë kanë shprehur mbështetje për aktin, duke çuar në reagime të ashpra nga autoritetet amerikane.
Kompani dhe institucione të ndryshme, përfshirë Nasdaq dhe firma ligjore Perkins Coie, kanë pushuar punonjës për komente të papërshtatshme lidhur me vrasjen e Kirk.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!