E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeSportAtletico Madridi “fle” si lider, e pret dështimin e Barcelonës

Atletico Madridi “fle” si lider, e pret dështimin e Barcelonës

Atletico Madridi ka shënuar fitore minimale ndaj Athletico Bilbaos në “Metropolitano”.

Inaki Williams ishte i parë që rrezikoi portën e Atletico Madridit, por që Oblak bëri pritje të mirë.

Në pjesën e parë, rasti i Williamsit ishte më i miri që patën të dyja skuadrat, ndërsa në minutën e 66-të, Julian Alvarez ndryshoi rezultatin e ndeshjes, njofton Klankosova.tv.

Bilabo tentoi deri në fund, ku në minutën e 76-të goditi një herë shtyllën pingule dhe një herë traversën, por që topi s’e kaloi vijën fatale.

Shtylla u godit edhe një herë nga Williams në minutën e 82-të, por që sërish topi s’e kaloi vijën.

Me këtë fitore, Atletico Madridi “fle” në vendin e parë, me 56 pikë, dy më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak dhe dy më shumë se Reali që sonte humbi nga Betisi.

Ndërsa, Athletico Bilbao pozicionohet në vendin e katërt me 48 pikë të grumbulluara nga 26 ndeshje.

 

The post Atletico Madridi “fle” si lider, e pret dështimin e Barcelonës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498