ATK-ja mblodhi 794.3 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2025, në Kosovë janë mbledhur gjithsej 794.3 milionë euro të hyra tatimore. Kjo paraqet një rritje prej 86.4 milionë euro, ose 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ATK përmes një njoftimi thotë se këto rezultate reflektojnë përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave, si dhe angazhimin e ATK-së për të forcuar integritetin tatimor, luftuar ekonominë joformale dhe përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve.

“Në këtë vit fiskal, ATK është e përkushtuar të arrijë projeksionet e planifikuara të të hyrave, të cilat do të jenë premtuese për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Kjo rritje dëshmon për besimin në sistemin tatimor dhe bashkëpunimin e mirë me komunitetin e bizneseve dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.

ATK-së është zotuar të fuqizojë më tej mekanizmat raportues, informues dhe edukues, duke synuar një sistem më efikas, të drejtë dhe transparent.

Sipas tyre, këta hapa janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të krijuar një kulturë tatimore gjithëpërfshirëse dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/