Atentati në Shkodër: Një i vdekur dhe tre të plagosur pas breshërive me armë automatike

news image

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi Armando Pali dhe janë plagosur rëndë tre persona të tjerë.

Sipas Euronews. al ngjarja ndodhi në një lokal në qytet, ku katër persona po qëndronin së bashku kur u qëlluan me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifikuar. Autori, i cili kishte maskë dhe ishte i veshur me rroba ngjyrë blu, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës mbetet ende në ambientet e lokalit ku ndodhi atentati.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/