Atalanta e ka mposhtur Milanin me rezultat 2-1 në xhiron e 15-të të Serie A.
Golin e parë në takim e shënoi De Ketelaere në minutën e 12-të të takimit.
Ndërsa, 10 minuta më vonë, kuqezinjtë barazuan rezultatin me anë të Moratës, njofton Klankosova.tv.
Fundi ishte dramatik, ku në minutën e 87-të ishte Lookman ai që e shënoi golin e fitores në ktë takim.
Me këtë fitore, Atalanta gjenden në vendin e parë me 34 pikë, duke vazhduar serinë prej pesë fitoreve në pesë xhirot e fundit, teksa Milani gjendet në pozitën e 7-të me 22 pikë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>