Ata kanë pesë humbje në pesë ndeshje dhe një diferencë golash prej -22, por mund të kualifikohen ende për Kupën e Botës

Ata kanë pesë humbje në pesë ndeshje dhe një diferencë golash prej -22, por mund të kualifikohen ende për Kupën e Botës

Moldavia i ka humbur të pesë ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës, me një diferencë golash -22, duke u renditur në fund të grupit të saj.

Megjithatë, kjo kombëtare mbetet ende në lojë për një vend në fazën eliminatore, falë sistemit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.


Në ciklin e kaluar të Ligës së Kombeve, Moldavia e fitoi grupin në divizionin më të dobët D, duke lënë pas Maltën dhe Andorrën.

Sipas rregullores, fituesit e grupeve marrin një mundësi shtesë përmes playoff-eve, nëse nuk arrijnë të kualifikohen drejtpërdrejt për Euro apo Kupën e Botës.

Kjo do të thotë se, ndonëse Moldavia është pa asnjë pikë dhe me një golaverazh katastrofik, ka gjasa reale të përfitojë nga ky mekanizëm dhe të luajë ndeshje shtesë për një biletë drejt Kampionatit Botërorit.

Gjithçka varet nga sa ekipe fituese të grupeve në divizionet më të forta (A, B dhe C) sigurojnë kualifikim direkt. Nëse shumica e tyre arrijnë këtë, atëherë hapet rruga për fituesit e Divizionit D.

Moldavia

Ky sistem ka ngjallur polemika, pasi krijon paradokse të tilla ku një skuadër që dështon plotësisht në kualifikime mbetet ende me shpresë për Kampionatin Botëror.

Në këto kualifikime, Moldavia ka pësuar pesë humbje siç e cekëm më lartë, dy herë nga Norvegjia, dhe nga një herë nga Italia, Izraeli dhe Estonia.

Gjithnjë e më shumë po shtrohet pyetja nëse UEFA duhet të rishikojë formatin për të shmangur situata të tilla të pazakonta. /Telegrafi/