E premte, 25 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeAstronomja Pranvera Hyseni fiton çmimin Dwornik në SHBA për prezantimin më të...

Astronomja Pranvera Hyseni fiton çmimin Dwornik në SHBA për prezantimin më të mirë shkencorSinjali

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze për studentët në fushën e shkencave planetare. Ajo ka fituar Çmimin Dwornik për prezantimin më të mirë oral nga një student në konferencën ndërkombëtare të Shkencave Planetare dhe Hënore 2025, që u mbajt në Houston, SHBA, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hyseni përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë emocionet për këtë arritje të madhe mes një audience me mbi 2 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij çmimi, i cili jepet nga Divizioni i Gjeologjisë Planetare në kuadër të Shoqatës Gjeologjike të Amerikës, për prezantimet më të dalluara të studentëve në fushën e shkencave planetare.

“Me u përzgjeth unë mes krejt atyne njerëzve t’zotë… s’po gjej fjalë. Projekti im lidhej me shpërndarjen e lëndës organike në familjet e asteroidëve, bazuar në të dhëna që i mblodha përmes vëzhgimeve me teleskopin e NASA Infrared Telescope Facility në ishullin Hawai’i”.

Hyseni tregoi se pavarësisht sfidave personale dhe emocionale në një mjedis shkencor ndërkombëtar, çmimi e ka motivuar edhe më shumë në rrugëtimin e saj akademik.

“Si dikush që ende përpiqet të gjejë fjalët e duhura në gjuhen Angleze dhe që shpesh ndjen pasiguri gjatë prezantimeve para një audience shkencore, ky çmim ka një domethënie të jashtëzakonshme për mua. Jam thellësisht mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të mentorëve të mi, Dr. Myriam Telus dhe Dr. Andreë Rivkin. Faleminderit që besuat tek unë dhe tek puna ime”, ka shkruar tutje Hyseni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT