Monday, April 6, 2026
spot_img
HomeLajmeAstronautët e misionit “Artemis II” e thyejnë rekordin, bëhen njerëzit që kanë...

Astronautët e misionit “Artemis II” e thyejnë rekordin, bëhen njerëzit që kanë udhëtuar më së largu nga Toka

Ekuipazhi i misionit hapësinor “Artemis II” e ka thyer rekordin për largësinë më të madhe të një udhëtimi të njerëzve nga Toka.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga ekuipazhi i misionit “Apollo 13” në vitin 1979, kur ata kishin shkuar 248.655 milje larg Tokës, raporton televizioni BBC.

“Artemis II” do ta thyejë rekordin për rreth 4.100 milje më shumë, duke e arritur largësinë maksimale prej 252.757 miljesh ose 406.772 kilometra.

Njëri nga astronautët e misionit “Artemis II” i sfidoi këtë gjeneratë dhe gjeneratën e ardhshme që “të sigurohen që ky rekord të jetë jetëshkurtër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT