“Asnjë grua të mos vritet në krahët e atij që thonë se e duan”, prindërit e Maria Claras kërkojnë drejtësi (VIDEO)

“Asnjë grua të mos vritet në krahët e atij që thonë se e duan”, prindërit e Maria Claras kërkojnë drejtësi (VIDEO)

Mjeku i cili e hartoi autopsinë e Maria Claras dhe ekspertët të cilët hartuan super-ekspertizën, do të dëgjohen në gjykatë në seancat që do të mbahen në muajin shtator.

Por, pavarësisht se çka thonë provat dhe deklaratat e të përfshirëve në këtë rast, nëna e Maria Claras, kërkon drejtësi për vajzën e vetme, të cilën thotë se ia vranë.

“Besojmë në drejtësinë e Kosovës, do të jetë drejtësi për Claritën. Jemi shumë falënderues”.

“Asnjë grua tjetër në botë mos të vuaj nga dhuna, asnjë grua tjetër mos të vritet nga një burrë, asnjë grua mos të vritet në krahët e atij e thonë se e duan, në emër të dashurisë”, ka thënë Magdalena Delmonde, nëna e Maria Clara Urdangaray, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.

E babai i saj, Fakundo Urdangaray, thotë se nuk do të dorëzohen së kërkuari drejtësi.

“Unë çka dua të them është se unë e edukova bashkë me gruan time, vajzën time, me respektu jetën, drejtësinë, e vlerësojmë jetën dhe i kemi japë një edukatë për të gjitha mjetet nuk do të dorëzohemi dhe do të kërkojmë drejtësi deri në fund. Nuk do të dorëzohemi, vajza jonë u vra dhe ai person duhet të përgjigjet për të gjithë dëmin që ka shkaktuar”, ka thënë Fakundo Urdangaray, babai i Maria Clara Urdangaray. /Klankosova.tv

Ndiqeni videon më poshtë:

The post “Asnjë grua të mos vritet në krahët e atij që thonë se e duan”, prindërit e Maria Claras kërkojnë drejtësi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.