Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e tarifave të rrymës për 15 për qind.
Një numër i tyre, iu bashkua iniciativës së Luan Hasanajt, për ta kundërshtuar këtë rritje.
““Jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë! #asnjecentmeshume”, quhet grupi i cili u krijua fill pas kumtimit të lajmit se do të ketë rritje të çmimit të rrymës.
“Çka mund të bëni ju?
1. Bashkohuni me grupin dhe ftoni miqtë tuaj.
2. Shpërndani posterin zyrtar të fushatës dhe përdorni hashtag-un #asnjecentmëshumë.
3. Tagoni Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe Qeverinë e Kosovës në çdo postim, që zëri ynë të dëgjohet sa më larg.
4. Qëndroni të informuar për hapat e radhës. Nëse nuk ka reflektim, jemi të gatshëm të ndërmarrim masa më të fuqishme, përfshirë edhe protestat”, ka shkruar ai.
Derisa sot, është krijuar edhe një POLL me pyetjen:
A do të merrni pjesë nëse organizohet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike?
Bazuar në rezultatin e kësaj ankete, 98 për qind e qytetarëve u shprehën pro kësaj proteste dhe se do të merrnin pjesë.
The post “Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës appeared first on Klan Kosova.



