E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_img
HomeSportAsllani përsëri në formacionin e javës në Bundesliga 2 – Indeksonline.net

Asllani përsëri në formacionin e javës në Bundesliga 2 – Indeksonline.net

Është publikuar formacioni i javës së 33-të në Bundesliga 2.

Dhe sigurisht që nuk mungon edhe ylli i Elversbergut dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani.

Asllani, shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Braunschëigut, në të cilën shënoi 1 gol dhe bëri një asistim, ku u vlerësua me notën 8.4 nga faqja e njohur “Sofascore”.

Në këtë formacion dominojnë Elversbergu, Hamburgu dhe Karlsruhe me nga 2 lojtarë, ndërsa Kolni, Paderborni, Hannoveri, Munsteri dhe Fortuna Dusseldorf me nga një.

Bundesliga 2 po afron drejt fundit, me Hamburgun e cila ka siguruar ngritjen në Bundesliga, ndërsa do të vendoset në javën e fundit skuadra që do ta marrë biletën e artë për në elitën e futbollit gjerman./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT