Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric po përjeton formën e tij më të mirë në karrierë këtë sezon me klubin italian, Sassuolo.
Muric qenë heroi i Sassuolos në fitoren e tyre minimale 0-1 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.
Portier dardan arriti të ndalte dy gola të sigurt në këtë përballje, kishte pesë pritje fantastike brenda zonës, ndërsa bëri nëntë sosh në tërë takimin duke u vlerësuar me notën më të lartë të mundshme nga “SofaScore”, pra plot 10.
Kjo notë është më e madhja që një portier ka arritur ta marrë këtë deri tani këtë sezon në pesë ligat më të mira evropiane.
Pas tij vijnë Herve Koffi i Angers me notë 9.4 në ndeshje ndaj Paris FC dhe Leo Roman i Mallorcas, gjithashtu me notë 9.4 për përballjen me Atletico Madridin.
Muric gjithashtu është portieri më notën më të mirë mesatare deri më tani këtë sezon në pesë ligat kryesore evropiane, me një vlerësim prej 7.78.
Ai lë pas vete përsëri Herve Koffin me notë mesatare 7.72, Marco Carnesecchin me notë 7.62, Aaron Escandell (7.56) dhe Frederik Ronnow (7.50).
Thënë ndryshe, reprezentuesi 26-vjeçar i Kosovës po përjeton formën më të mirë të karrierës dhe ky sezon me Sassuolon mund t’i sigurojë atij përsëri një klub të madh për vitet në vazhdim. /Telegrafi/