Tuesday, March 10, 2026
spot_img
HomeLajme“Askush s’e meriton postin e presidentit më shumë se Hashim Thaçi”, thotë...

“Askush s’e meriton postin e presidentit më shumë se Hashim Thaçi”, thotë Behrami (VIDEO)

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka deklaruar se askush s’e meriton postin e presidentit më shumë sesa Hashim Thaçi.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Behrami tha se kthimi i Thaçit në postin e shefit të shtetit, sipas tij, do të përmirësonte një padrejtësi që i është bërë atij, dhe vetë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse flasim për merita, unë mendoj se asnjë personalitet në Republikën e Kosovës nuk e meriton më shumë me u kthy në Zyrën e Presidentit, sesa presidenti Hashim Thaçi, sepse mënyra sesi e ka lënë atë zyrë, është një mënyrë e paprecedent, ku një president legjitim është dashtë me dhënë dorëheqje dhe me u ballafaqu me një proces totalisht politike, dhe unë mendoj që kthimi i tij në atë ulëse do të ishte edhe një përmirësim i një padrejtësie politike, të cilën e ka përjetuar jo vetëm ai, por e tërë Republika e Kosovës”, u shpreh Behrami në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT