Presidenti amerikan Donald Trump dominoi ciklin e lajmeve gjatë fundjavës me deklaratat e tij të ndryshueshme për tarifat ndaj produkteve kineze, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dielën, Trump u shpreh përpara gazetarëve se tarifat për gjysmëpërçuesit do të “ndodhin në një të ardhme shumë të afërt”, duke shtuar gjithashtu se mund të ketë njëfarë “fleksibiliteti” për tarifat ndaj produkteve si iPhone dhe tabletë. Këto deklarata kanë rritur pasiguritë rreth procesit të vendosjes së tarifave për mallrat që importohen nga Kina, ka transmetuar CNN.
Përjashtimi përkohshëm për teknologjinë, i njoftuar nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së të premten, ishte pritur pozitivisht nga kompanitë teknologjike dhe investitorët. Megjithatë, komentet e Trump dhe të Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, tregojnë se përjashtimet janë vetëm një lehtësim i përkohshëm dhe këto produkte do të përballen me tarifa të veçanta në të ardhmen.
Trump shtoi se “askush nuk po i shpëton” luftës së tij tregtare, duke dhënë sinjale të qarta për vazhdimin e një linje të ashpër ndaj Kinës.
Reagimi i tregjeve ishte pozitiv përkohësisht: tregjet globale të aksioneve u rritën të hënën pas lajmeve për përjashtimin e përkohshëm të disa produkteve.
Ndërkohë, reagimet politike nuk munguan. Senatorja demokrate Elizabeth Warren e kritikoi qasjen e Trump, duke e krahasuar me një sinjal “dritë e kuqe-dritë e gjelbër”. “Askush nuk mund të kuptojë se cilat do të jenë rregullat pas pesë ditësh, e lëre më pas pesë vjetësh,” tha ajo në emisionin State of the Union në CNN.
Në të njëjtën linjë, ish-Sekretari i Thesarit Larry Summers deklaroi në emisionin Fareed Zakaria GPS se politika tarifore e Trump është “plaga më e rëndë e shkaktuar vetë nga politika ekonomike” që nga Lufta e Dytë Botërore.
Miliarderi dhe investitori Ray Dalio, i ftuar në Meet the Press në NBC, paralajmëroi se SHBA është “shumë pranë një recesioni”. Ai e cilësoi politikën tregtare të Trump si “shumë përçarëse”, ndonëse pranoi se “mund të jenë pjesë e një procesi”.
Pasiguria mbetet e lartë ndërsa Shtëpia e Bardhë vazhdon përplasjet tregtare me Kinën, duke e bërë të vështirë për tregjet dhe industrinë të parashikojnë zhvillimet e ardhshme.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);